Foto nga vendi në Pejë ku mbeti i plagosur një person (+18)

  • 10 September 2019 - 16:41
Foto nga vendi në Pejë ku mbeti i plagosur një person (+18)

Pasditen e sotme në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri ku një person ka mbetur i plagosur, ndërsa dorasi i njohur për policinë ka ikur nga vendi i ngjarjes

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati, policia është duke punuar për kapjen e tij”, ka thënë Rugova.

Gazeta mëson se personi i cili po kërkohet si i dyshuar nga policia e që besohet se e ka kryer plagosjen është Azem Uka, i njohur në Pejë si “Azem Sakica”. Ndërkohë viktima është Kushtrim Krasniqi.

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin e Pejës.

E ndërkohë i dyshuari për plagosjen ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia e Pejës në këto momente po kryen bastisje rreth këtij lokacioni në disa lagje të Pejës.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes pas plagosjes:

(Kosova Sot Online)