Analisti i njohur me akuza për PAN-in: E nisi me turp, e përfundoi me marre

  • 10 September 2019 - 17:58
Analisti i njohur me akuza për PAN-in: E nisi me turp, e përfundoi me marre

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet, duke paralajmëruar se 10 shtete tjera mund ta tërheqin njohjen e Kosovës.

E sipas analistëve politikë, ky është edhe një skandal i radhës, ku sipas tyre, koalicioni PAN e ka shkatërruar diplomacinë kosovare.

Sipas analistit, Faton Mehmeti, i cili tha se koalicioni PAN, përshirë edhe PDK-në, e ka kuptuar që ka dështuar.

Image
Faton Mehmeti

"Mund te thuhet se si rezultat i rritjes se krimit, futjes se banditeve ne qeveri dhe institucione edhe bota ka reaguar duke tërhequr njohjet. Sidomos teza e Hashimit për korrigjim ka ndikuar që disa shtete të tërheqin njohjet", tha Mehmeti për "Kosova Sot Online".

Por Mehmeti, fajtor për dështimin e konsideron edhe Enver Hoxhajn, të cilin e quan të paarsimuar.

"Enver Hoxhaj është dështim total si kur ishte ministër i arsimit edhe si ministër i jashtëm, dhe kjo manifestohet me rezultatet e tija negative. Një njeri s'duhet të kishte me vend kurrë ne qeveris, por fatkeqësisht tek ne ndodh e kundërta. PAN është katalizator i te gjitha të këqijave në këtë vend, e nisi me turp dhe po përfundon me marre", përfundoi Mehmeti për "Kosova Sot Online. 

Ndryshe, ish-zëvendësministri dhe nënkryetari i PDK-së ka thënë se Serbia është duke përgatitur fushatë për tërheqjen e njohjeve, dhe sipas tij janë përmendur edhe mjetet të cilat do të përdoren për tërheqje të njohjeve.

“Janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet. Ne duhet ta kuptojmë njëherë karakterin e shtetësisë tonë. Nëse ne do të ishim anëtarë i OKB-së, njohja do të ishte universale. Në këtë situatë kur një vend e njeh Kosovën duhet të vendosen marrëdhëniet diplomatike. Ka disa të vërteta që janë të lëndueshme”, ka thënë Hoxhaj.

(Kosova Sot Online)