Djali i hallës vrau djalin e dajës në Lipjan, zbardhen detajet tronditëse

  • 10 September 2019 - 19:31
Djali i hallës vrau djalin e dajës në Lipjan, zbardhen detajet tronditëse

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar një muaj paraburgim për dy personat e arrestuar të cilët dyshohet se u përfshinë në vrasjen e një personi në Lipjan. Lajmin e ka konfirmuar, prokurori i rastit Ilaz Beqiri.

“Ne si prokurori në bazë të provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, kemi kërkuar një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve të përfshirë në këtë vrasje”, ka thënë Beqiri.

Por si ka ndodhur e gjithë ngjaja e rëndë:

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Lipjan. Një prej të përfshirëve në këtë rrahje ka ndërruar jetë. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi që një familjar e kishte vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit. 

Pasi filloi përleshja, të dy kishin përdorur armë të ftohta, e njëri nga ta kishte përdorur edhe thikën, duke i dhënë goditje fatale.

Burime  kanë treguar se i dyshuari dhe viktima janë familjarë mes vete, e më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

Ngjarjen e ka konfirmuar prokurori Iliaz Beqiri.

“Djalë daje dhe djalë halle kanë qenë mes vete. Ka ndodhur për motive pronësore. Njëri nga familjarët e kishte vendosur një karrocë me çimento para shtëpisë së tjetrit, e kështu filloi konflikti”, tha Beqiri.

Viktima, F.K, i lindur në vitin 1977, ishte komshi dhe familjar me të dyshuarin për vrasje, tashmë edhe familjar.

Burimet thanë se viktima me profesion ishte kasap dhe kishte punuar edhe në një kompani sigurimi.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Të përfshirët në përleshje ishin dërguar në QKUK, ku më pas ishte dhënë lajmi se njëri prej tyre kishte ndërruar jetë. 

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)