Vjen thirrja e madhe për kosovarët: Ky është shansi historik...

  • 11 September 2019 - 07:15
Vjen thirrja e madhe për kosovarët: Ky është shansi historik...

“Rasti është, që këtyre banditëve, kryemashtruesve, kryerrenacakëve të ju bihet shuplakë e fortë e të ndëshkohen me votë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Duke parë mungesën e një alternative të re serioze për zgjedhjet e reja të 6 tetorit, analistët politikë nuk presin ndryshime me këtë spektër të partive politike që tanimë i janë futur garës për këto zgjedhje.

Image
Reshat Badallaj

Sipas analistit, Reshat Badallaj qytetarët janë të dëshpëruar, pasi me këto parti politike dhe me listat e prezantuara me kandidatët për deputetë, nuk premtojnë ndryshime.

Sipas Badallajt, përveç militantëve të partive, nuk pritet të ketë ndonjë interesim të qytetarëve për të votuar, por vetëm për të gjetur mënyra për të ikur sa më larg Kosovës.

Pra sipas Badallajt, qytetarët kanë rënë në depresion nga kjo klasë politike, tërësisht e inkriminuar edhe në këto zgjedhje nuk po shohin alternativë e cila mundë të ringjallë shpresën e tyre.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me shumë të drejtë dhe me shumë vend janë tejet të dëshpëruar me “bandat” politike që e shkatërruan shtetin. Dhe, jo vetëm që janë të dëshpëruar, por janë edhe të pa shprese, sepse kjo tashmë është parë se këto banda politike të prirë nga kryebanditët e tyre kanë punuar vetëm për interesat e tyre personale”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, populli nuk është i verbër, nuk është as i shurdhur dhe qytetarët nuk janë thasë me kashtë që të mos i shohin këta “kryebanditë”, siç i quan Badallaj, liderët politikë, se si janë pasuruar dhe janë bërë super milionerë dhe që kanë siguruar pasuri për 50 breza.

Sipas Badallajt, qytetari është ngopur me premtimet për zhvillim e vende të reja pune, prandaj nuk i beson më premtimet e tilla, por secili si të mundët do të provojë që jetën e tij më të mirë ta kërkojë duke ikur jashtë vendit.

“Populli e ka parë edhe se si janë bërë punësimet nga këta kryebanditë, dhe këta nuk janë kryebanditë do si do por janë kryebanditë e shkuar kryebanditëve të sojit të Pablo Eskobarit, sepse në Ballkan, nuk mundë të jua gjesh shoqin. Punësuan të gjithë familjarët e tyre dhe marrin rroga të gjallë e të vdekur, punësuan dhëndurë, boxhenakesha deri edhe dashnoret e tyre”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Jo vetëm që i kanë punësuar të afërmit e tyre për një pagë solide, por sipas Badallajt, janë bërë edhe diferencime të mëdha në paga, pasi pikërisht klientelës së vetë kjo klasë politikanësh, i ka siguruar paga sikur të ishin në vendet më të zhvilluara perëndimore.

“I kanë punësuar nëpër dikasteret më gjigante të vendit që marrin paga si të jenë në Gjermani e Zvicër. Dhe merreni me mend tani të shpreson dikush që pas zgjedhjeve do të bëhet më mirë? Mos të shpreson askush sepse janë të njëjtët krye banditë e shkuar kryebanditëve pa kurrfarë ndryshimi”, është shprehur Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Për fund, analisti politik, Reshat Badallaj ka thënë se është një shans i mirë për qytetarët, që t’i ndëshkojë dhe të mos i votojë këta kryebanditë.

“Popullit kurrë në jetën e tij nuk i ka ardhur një rast i mirë, që nuk vjen as edhe nga qielli. Rasti është që këtyre banditëve, krye mashtruesve, krye rrenacakëve të ju bihet shuplakë e fortë që të ndëshkohen me votë dhe jo vetëm që duhet votuar, por duhet përbuzur, sepse e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, e kanë vjedhur djersën e taksapaguesve, e kanë ngritur papunësinë, e kanë bërë ap sistemin e kalbur gjyqësor dhe janë pasuruar me hajni dhe popullin e kanë lënë në mëshirën e Zotit dhe në rrugë”, than ë fund Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)