Mësoni kur do të bjerë shi

  • 11 September 2019 - 07:49
Mësoni kur do të bjerë shi

Fusha të presionit të lartë që shtrihen mbi rajon do të kushtëzojnë mot më të qëndrueshëm ditëve në vijim

Do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell. Vetëm rreth viseve malore ekzistojnë mundësi të ulëta për reshje lokale shiu.

Nga dita e premte anticikloni i Azoreve që po depërton mbi Europën qëndrore do të shtrihet edhe mbi rajonin tonë, që ditëve të fundjavës do të favorizojë mot me intervale më të gjata me diell.

Në aspektin termik, pas ditës së nesërme, temperaturat gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare.

11.09.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 5.

12.09.2019 – Pjesërisht vranët. Erë mesatare nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 6.

(Kosova Sot Online)