Presidenti çek në Serbi: “Nuk më pëlqen Kosova”

  • 11 September 2019 - 07:58
Presidenti çek në Serbi: “Nuk më pëlqen Kosova”

Në takimin me Vuçiçin në Beograd, Milos Zeman u dëgjua të thotë se “nuk i pëlqen Kosova”

Presidenti çek Milos Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

Në takimin e tij me mikpritësin, zotin Vuçiç në aeroportin e Beogradit ai i tha atij se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”, shkruan Zëri i Amerikës.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918.

(Kosova Sot Online)