Maja më e lartë në Suedi e humb vendin e parë për shkak të ngrohjes globale

  • 11 shtator 2019 - 11:05
Maja më e lartë në Suedi e humb vendin e parë për shkak të ngrohjes globale

Mali më i lartë në Suedi e ka humbur këtë titull dhe faj për këtë kanë ndryshimet klimatike. Shtresa e akullit që ndodhet në këtë majë ka filluar të shkrihet për shkak të rritjes së temperaturave. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe shkencëtarët.

Maja e malit Kebnekaise, i cili shtrihet në skajin verior të Suedisë, tashmë gjendet në lartësi prej 2095.6 metrash, e cila është shifra më e vogël që është matur ndonjëherë dhe 1.2 metër më pak se një majë tjetër në pjesën veriore.

“Për herë të parë nga viti 1880m mund të themi me siguri se kjo majë është më e ulët se maja tjetër”, tha Gunhild Ninis Rosqvist, profesoreshë e gjeografisë në universitetin e Stokholmit, e cila e ka matur lartësinë e këtyre majave për çdo vit.

“Vitin e kaluar patëm dyshime, por asnjëherë nuk ka qenë më e ulët se maja tjetër. Tani, i kemi bërë matjet në fund të sezonit të shkrirjes më 3 shtator duke e përdorur teknologjinë e GPS-së, e cila ka mundësi gabimi për vetëm disa centimetra”, shtoi profesori.

Ajo tha se lartësia e kësaj maje në pesëdhjetë vjetët e fundit është zvogëluar për 24 metra, ndërsa edhe më shqetësues është fakti se shkalla e shkrirjes në dhjetë vjetët e fundit ka qenë një metër për çdo vit, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)