Ja goditja më e rëndë për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun, ky është rreziku për Kosovën

  • 11 September 2019 - 19:22
Ja goditja më e rëndë për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun, ky është rreziku për Kosovën

Shqiptarët duhet t’i gëzohen këtij vendimi, pasi ideja e Thaçit, Ramës, Vuqiqit dhe Batonit për shkëmbim a ndarje të territoreve ka marr fund...

Analistët politikë e kanë mirëpritur njoftimin e Presidentit amerikan, Donald Trump i cili ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton, që njihet si përkrahës i idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori universitar, Jeton Kelmendi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se ky vendim i Presidentit Trump, është një shuplakë e rëndë edhe kundër Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit me argatët e tyre, Edi Ramën e Baton Haxhiun.

Image
Jeton Kelmendi

Njëkohësisht është kjo dëshmi e qartë se SHBA-ja e kundërshton ashpër ndarjen e Kosovës.

“Shkarkimi i Boltonit nga presidenti amerikan Donald Trump konsideroj se është një goditje tepër e rëndë për trinomin shqiptar, për ideatorët dhe mbështetësit e idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë për arritjen e marrëveshjes finale, pra për Edi Ramën, Hashim Thaçin, Baton Haxhiu, dhe mentorin e tyre kryesor Aleksandër Vuqiqin. Kjo është goditja më e rëndë kundër katër këtyre bashkëpunëtorëve të ngushtë në këtë projekt të rrezikshëm jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Jam shumë i sigurt që të katër këta bashkëpunëtor do ta kenë përjetuar shumë rëndë lajmin për shkarkimin e z. Bolton sepse që të gjithë këta janë të përzier në pazarin e madh të të ashtuquajturit shkëmbim të territoreve”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Jeton Kelmendit, shkarkimi i Bolton-it është lajm i mirë që vjen për shqiptarët, por është lajm i keq për të gjithë ata që po punonin kundër interesave shqiptare, pasi pas këtij vendimi mundë të thuhet se ka vdekur përfundimisht ideja e shkëmbimit të territoreve, të cenimit dhe ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shqiptarët duhet ti gëzohen këtij vendimi sepse ideja e Thaçit, Ramës, Vuqiqit e Batonit për shkëmbim a ndarje të territoreve ka marr fund. Me këtë dështim të planit për ndarje, po vjen edhe fundi i turpshëm i karrierës politike të Hashim Thaçit, pozita e të cilit si president mundë të rrezikohet, duke u shkarkuar nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese, nëse pas 6 tetorit ndodhë fitorja e LDK-së dhe ndërtohet koalicioni i madh LDK-VV”, tha profesori universitar, Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“Unë mendoj se Thaçi është akoma shumë i rrezikshëm për Kosovën, i dëmshëm për interesat kombëtare shqiptare, dhe të ardhmen e tij në karrierën politike e shoh tek vetëdijesimi akoma më i madh popullit që ta kundërshton idenë e tij por edhe tek koalicioni i ri qeverisës, për të cilin pres se do ta drejtojnë LDK e LVV dhe natyrisht që veprimi kundër kushtetues i deritanishëm i Hashim Thaçit duhet të dërgohet e të konstatohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse argumente ka të mjaftueshme për tu konstatuar përgjegjësia dhe për ta shkarkuar atë përmes Kuvendit”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Ndryshe mbetja në pozitën e Presidentit nga Hashim Thaçi, sipas Kelmendit, paraqet rrezik të madh, pasi ai është i gatshëm të vazhdoj të bëjë koncesione në dëm të Kosovës.

“Prandaj është akt patriotik dhe moral shkarkimi i tij nga pozita e presidentit të vendit sa më shpejtë që të jetë e mundur, për ta detyruar ti jap fund edhe karrierës politike në mënyrë të turpshme. Me këtë bëhet e përfunduar edhe karriera e tij politike për shkak se shoku i tij më i ngushtë Kadri Veseli tani më ka filluar ta drejton vetë partinë dhe nuk e besoj që do të jetë e mundur as të kthehet në krye të ish partisë. Ai vetëm mundë të provon ta formon vetë një “partiçkë’ të vogël e cila do të jetë minore dhe nuk do të arrij të kalon përtej 3-4%, ose do të detyrohet të nënshtrohet e të futet në partinë e Veselit si njeriu i dytë në atë parti ky roli i tij do të jetë krejtësisht i pa rëndësishëm, ose duhet të detyrohet të largohet krejtësisht nga politike duke e deklaruar të përfunduar karrierën e tij politike sepse vërtetë shkarkimi i Boltonit është një hap drejtë shkatërrimit edhe të karrierës politike të Hashim Thaçit”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)