Pamje të rënda nga lufta në Kosovë: Kufomat e njerëzve në traktor, njëri i masakruar (Pamjet +18)

  • 11 September 2019 - 20:36
Pamje të rënda nga lufta në Kosovë: Kufomat e njerëzve në traktor, njëri i masakruar (Pamjet +18)

Lufta në Kosovë la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet e torturat prej më të tmerrshme, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.

Imazhet e këtyre krimeve bënë që bota të njohë një ndër gjenocidet më të mëdha të kryer mbi shqiptarët. E pa dyshim se këtu rol të madh kanë luajtur mediat botërore të cilat kapën pamjet makabre të krimeve të kryera mbi shqiptarët nga ana e forcave serbe.

Së fundi në rrjetet sociale është duke e qarkulluar edhe një fotografi lidhur me keto krime.

Aty shihen se si forcat serbe kishin ekzekutuar dy persona, dhe trupat e tyre ishin në traktori. 

“Vëllezër te nderum kjo foto e postuar nga serbet ne instagram dhe e postova ktu po shifen 2 shqiptar te vrar ne luften ne Kosovë nga policia serbe shifet, edhe shoferi i traktorit pa tru nga plumbat nuk e di ne cilin vend te Kosovës ka qen veq. Ju lutem Shprendajeni ta shohin te gjith se qfar kan ber serbet ne Kosove”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë.

Image

(Kosova Sot Online)