Abazi dhe Molliqaj sulmojnë njëri-tjetrin me fjalët “tradhtar, matrapaz e gënjeshtar”

  • 11 September 2019 - 21:21
Abazi dhe Molliqaj sulmojnë njëri-tjetrin me fjalët “tradhtar, matrapaz e gënjeshtar”

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Haki Abazi dhe kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj po përballën me akuza nga njëri-tjetrit. Ata po e akuzojnë njëri-tjetrin duke e quajtur tradhtar, matrapaz e gënjeshtar.

Haki Abazi e quajti tradhtar të votës Vetëvendosjes.

“Ti ke tradhtuar i votës së Vetëvendosjes, ti je vetëm një matrapaz që thua të pavërteta”, i ka thënë Abazi Molliqajt.

Ndërsa Molliqaj e quajti Abazin një profiter dhe servil.

“Ti je një servil dhe profiter, asgjë më shumë. Që ke hy në Vetëvendosje me premtimin se ke me u bë ministër dhe kryetar i Ferizajit”, i është kundërpërgjigjur Molliqaj.

Derisa Abazi i tha Molliqajt se ti je një matrapaz që thua të pavërteta.

“Ti je një matrapaz që thua të pavërteta, ti ke tradhtuar votën time, unë të kam votuar”, ka thënë Abazi.

Molliqaj i tha Abazit se po rren.

“Ti po rren sepse ti ke deklaru që e ke votu LDK’në”, e ka akuzuar Molliqaj Abazin. “Ti je produkt kryesor i shoqërisë civile që s’ke lënë asgjë pa zhvatur”.

(Kosova Sot Online)