Aksident i pazakontë trafiku, të gjithë po pyesin si u ngjit kamion mbi shtëpi?

  • 11 September 2019 - 22:31
Aksident i pazakontë trafiku, të gjithë po pyesin si u ngjit kamion mbi shtëpi?

Aksidentet me makina janë ndër më të frikshmet, por kjo që ka ndodhur në Alban të Ontario është me të vërtetë e çuditshme.

Një kamion është përfshirë në një incident të paprecedent, teksa gjatë udhëtimit të tij humbi ekuilibrin duke dalë nga rruga.

Përplasje me një grumbull dheu shkaktoi tronditje të mjetit, i cili u ngjit në majën e një shtëpie aty pranë.

Për fatin e tyre të mirë, në shtëpi nuk kishte asnjë person, teksa shoferi 24 vjeçar nuk pësoi lëndime. Pamjet e publikuara nga policia janë bërë virale tashmë, me videon që është parë nga rreth 1 milion ndjekës.

 

GOSH .... Denis witnessed this on his way home from work today. Caught on dashcam. For licensing and usage, contact: [email protected].

Posted by Sharon Gauthier on Monday, September 9, 2019

(Kosova Sot Online)