Përkujtohet polici i rënë në detyrë 18 vjet më parë

  • 12 shtator 2019 - 10:23
Përkujtohet polici i rënë në detyrë 18 vjet më parë

Në përvjetorin e tetëmbëdhjetë të rënies në detyrë të ish kolegut Lazim Rexhepi, në shenjë respekti dhe përkujtimi kolonele Elmina Mahmuti dhe nën kolonel Shaban Azizi, me bashkëpunëtor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, kanë vizituar Stacioni Policor në Kamenicë, ku kanë takuar komandanti kapiten Florim Klaiç dhe stafi i tij.

Së bashku me anëtarët e familjes së të ndjerit edhe stafi komandues të stacionit policor të Kamenicës, pranë lapidarit të policit të ndjerë Lazim Rexhepit janë vendosur kurora dhe lule të freskëta.

Kolonele Elmina Mahmuti, ka folur për punën dhe devotshmërinë e Lazimit.

(Kosova Sot Online)

"Vetit profesionale njerëzorë e para së gjithash humane të Lazimit, janë motivim shtytës për gjithë ne kolegët e tij pjesëtar të Policisë së Kosovës si dhe do të mbeten për gjithmonë shembull për gjeneratat e ardhshme.

Policia e Kosovës gjithmonë do ta përkujtoj me pietet, dhe të mburremi dhe ndjehemi krenar që e patëm kolegë.