Imami i xhamisë në Pejë thotë se hajnat ia vodhën mikrofonin

  • 12 September 2019 - 10:47
Imami i xhamisë në Pejë thotë se hajnat ia vodhën mikrofonin

Në Pejë më 9 shtator një person ka raportuar në polici se disa të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një mikset.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një mikset”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)