Arrestohet një 20 vjeçar, i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

  • 12 September 2019 - 12:45
Arrestohet një 20 vjeçar, i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës sot ka ndërmarr një operacion policor në Prishtinë, lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për rastin Vrasje në tentativë, që ka ndodhur me datën 22 gusht 2019, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

“Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikoj tre personat e dyshuar të përfshirë në rast dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione. Në njërën prej lokacioneve policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: A.T, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të dy personave të tjerë, që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online )