Thirrja serioze nga profesori i së drejtës: Kështu duhet të shkarkohet Hashim Thaçi

  • 12 September 2019 - 13:58
Thirrja serioze nga profesori i së drejtës: Kështu duhet të shkarkohet Hashim Thaçi

Profesori i së drejtës Blerim Burjani tregon mënyrën se si mund të shkarkohet Hashim Thaçi nga posti i presidentit të Kosovës...

Njohësit e fushës së të drejtës në Kosovë, të cilët po i përcjellin me kujdes edhe debatet e tanishme parazgjedhore që po zhvillohen duke pritur zgjedhjet e 6 tetorit, dhe akuzat për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit Thaçi dhe zotimin e partive politike ish opozitare për shkarkimin e tij në ditët e para të mandatit, theksojnë se për ta realizuar këtë qëllim, duhet mbledhur prova të mjaftueshme nga ekspertët, dhe jo të bëhet zhurmë vetëm për konsume media politik dhe elektoral.

Image
Blerim Burjani

Profesori i së drejtës Blerim Burjani, konsideron se kjo çështje duhet të merret shumë seriozisht, të analizohet në mënyrë shumë profesionale, pasi qasja dhe kundërshtimi me motive politike, nuk mundë të japin rezultat dhe nuk arrihet qëllimi i synuar kur mungojnë faktet.

“Unë mendoj se kjo është çështje e partive apo e koalicionit fitues. Nëse konsiderojnë se është bërë shkelje, rregullat i ka përcaktuar kushtetuta, andaj interpretimi i Kushtetutës vetëm nga motivet e partive politike shpesh është i gabueshëm sepse kur bëhet interpretimi vetëm nga ana e partive politika pa ekspertët e pa varur, ai interpretim shkon sipas kuteve të interesave politike”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, nëse pretendohet se ka fakte për shkelje të kushtetutës nga ana e Presidentit të vendit, duhet angazhuar ekspertë dhe njohës të mirë të Kushtetutës që ta bëjnë vlerësimin dhe ta kërkojnë interpretimin e shkeljes edhe në Kushtetues, në mënyre që që pastaj të vije deri te mocioni i shkarkimit të shefit të shtetit. 

“Ka përplot keq interpretime. Për tu vlerësuar shkeljet e Kushtetutës duhet të angazhohen ekspertët e pa varur dhe pas atij konstatimi të konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese duhet të ketë pasoja juridike por jo vetëm debate e fjalë, madje shpesh edhe të pa matura. Thaçi mundë të shkarkohet nëse vërtetë konstatohet se është shkelë kushtetuta, dhe pas atij konstatimi vijnë pasojat juridike. Në të kundërtën nuk mundë të bëhet shkarkimi vetëm prej rrethanave politike të krijuara. Është përcaktuar me kushtetutë dhe nuk mundë të shpiket preteksti por duhet të ketë fakte të mjaftueshme që nxjerrin konstatimin se është bërë shkelje e Kushtetutës”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)