Trump sulmon Bankën Europiane: Po ulni vlerën e Euros që të dëmtoni prodhimet amerikane

  • 12 September 2019 - 15:17
Trump sulmon Bankën Europiane: Po ulni vlerën e Euros që të dëmtoni prodhimet amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me anë të një shkrimi në rrjete sociale ka sulmuar Bankën Qendrore Europiane.

“Banka Qendrore Europiane, duke vepruar me shpejtësi, ka ulur ratat me 10 pikë bazike. Ata po mundohen, dhe po janë të suskseshëm, që të ulin vlerën e Euros kundër Dollarit shumë të fuqishëm. Në këtë mënyrë po dëmtojnë eksportet amerikane… ndërkohë Federalët po rrinë ulur. Ata paguhen që të huazojnë para, ndërsa ne po paguajmë interesat!”

Trump edhe më herët ka bërë këso akuza ndaj liderëve të financave në BE. Presidenti i ShBA’së prej që ka ardhur në pushtet ka sulmuar vazhdimisht shtetet tjera për praktika tregtare të padrejta ndaj amerikanëve.

 

 

European Central Bank, acting quickly, Cuts Rates 10 Basis Points. They are trying, and succeeding, in depreciating the...

Posted by Donald J. Trump on Thursday, September 12, 2019

(Kosova Sot Online)