Drejtori i Aeroportit në Belgjikë fyen Kosovën, reagojnë shqiptarët

  • 12 September 2019 - 19:35
Drejtori i Aeroportit në Belgjikë fyen Kosovën, reagojnë shqiptarët

“Gare du Midi” është një nga stacionet më të mëdha të trenave në Bruksel, kryeqytetin Belgjikës.

Pos për këtë, ky stacion njihet edhe për papastërti e mungesë mirëmbajtje.

Duke përdorur reputacionin e keq publik të këtij stacioni, drejtori i aeroportit të Antëerp-it, Marcel Buelens, e ka krahasuar, këtë rival në fushën e transportit, me Kosovën.

Në komentet e tij ofenduese, Buelens tha se “Gare du Midi duket më shumë si Kosova sesa pjesë e kryeqytetit të Belgjikës”.

Ndaj këtyre krahasimeve reagoi diaspora shqiptare e Kosovës, e cila në një ankesë zyrtare, e vlerëson si “raciste dhe ksenofobike” gjuhën e përdorur nga drejtori i aeroporti, të cilit i kanë bërë thirrje të tërheqë komentet ofenduese dhe të kërkojë falje publike.

(Kosova Sot Online)