Princesha saudite dënohet për pjesëmarrje në dhunë

  • 12 September 2019 - 20:38
Princesha saudite dënohet për pjesëmarrje në dhunë

Një gjykatë franceze e shpalli vajzën e mbretit saudit, Princeshën Hassa Bint Salman, fajtore për pjesëmarrje në dhunën me armë dhe e dënoi me 10 muaj me kusht.

Princesha Hassa akuzohet se ka urdhëruar një truprojë të rrahë një punëtor në apartamentin e saj luksoz në Paris.

Sipas aktakuzës, punëtori Ashraf Aid i tha policisë se truproja ia kishte lidhur duart, e grushtoi dhe e detyroi të puthte këmbët e princeshës pasi ajo e akuzoi se kishte xhiruar me telefon mobil.

Ai tha se princesha e trajtonte si qen dhe ndërsa truproja po e rrihte, ajo i tha: “Do ta shihni si duhet folur me princeshën, se si flitet me familjen mbretërore”, raporton Reuters.

Princesha Hassa, 43-vjeç, motra e princit të kurorës Mohamed bin Salman, ka mohuar akuzat.

Avokati i saj, Emanuel Moyne, e quajti aktgjykimin “të pashpjegueshëm” dhe njoftoi se do të paraqesë ankesë.

Sipas AP, truproja Rani Saida u shpall fajtor për dhunë, konfiskim dhe vjedhje.

Ai mori dënimin që prokuroria kërkoi: tetë muaj provë dhe gjobë prej 5000 eurosh. 

(Kosova Sot Online)