Ja kush e thotë: Kosova në duart e nëntokës dhe bandave më të rrezikshme në Ballkan

  • 13 September 2019 - 07:28
Ja kush e thotë: Kosova në duart e nëntokës dhe bandave më të rrezikshme në Ballkan

Me keqqeverisjen e këtyre bandave që janë të veshur me xhaketën e shtetit, janë ata që e kanë shkatërruar ekonominë e vendit, e kanë rritur shkallen e papunësisë...

Ekonomia kosovare, sipas analistëve politikë çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit të plotë, si pasojë e udhëheqjes nga politikanët e kriminalizuar. Tash me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, analistët thonë se pushtetarët të uritur për vota, e kanë harruar zhvillimin e shtetit dhe gjendjen e rëndë të kosovarëve.

Analistët ngrehin alarmin se ekonomia e kosovare po shkon drejt një dështimi total, e ku fajtor janë politikanët kosovarë.

Analisti, Reshat Badallaj në një prononcim për "Kosova Sot Online" tha se mjerisht Kosova është e kapur nga kanalet e nëntokës kriminale dhe nga bandat më të rrezikshme në Ballkan.

Image
Reshat Badallaj

"Këto banda që e kanë kapur shtetin e Kosovës pa meritueshëm e kanë dëmtuar ekonominë e Kosovës deri në palcë, e kanë dëmtuar dhe varfëruar buxhetin e shtetit dhe përgjithësisht ekonomisë së vendit i´u kanë turrur si llav ujqish për ta copëtuar. Pra, me keqqeverisjen e këtyre bandave që janë të veshur në xhaketën e shtetit janë ata që me shkatërrimin e ekonomisë se vendit, e kanë rritur shkallen e papunësisë deri në kulm që ka ndikuar në jetën e qytetarëve të vendit, bile kanë vjedhur edhe djersen e taksapaguesve", ka thënë Badallaj për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, me shkatërrimin e ekonomisë e së vendit, hajdutët e peshave të renda në majat e shtetit, janë pasuruar me hajni dhe janë bërë super milionerë, ndërkaq popullin e ka prekur fukarallëku në mish e asht.

"Këta kryehajna me plaçkitjen e ekonomisë së vendit kanë siguruar pasuri për 20 breza e më shumë, ndërkaq, populli nuk ka as bukë të mjaftueshme për t´iu shtruar fëmijëve në sofër. Shikoni dikasteret më të mëdha të vendit se si bënë masakër duke vjedhur, shikoni se si kryebanditët, kryevagabondet, kryehajnat dhe gjithmonë e kam fjalën për këta vagabondët e majave te shtetit se si i punësuan të gjithë familjarët e tyre edhe dhëndurët, baxhanakët e boxhanakesha, ndërkaq lehin para popullit si qentë pas hënës kinse ne e luftojmë hajnin, korrupsionin dhe si ka mundësi të luftohet nga vetë këta kryehajna, kryebanditët", shtoi Badallaj për "Kosova Sot Online".

Tutje, Badallaj ka thënë se tani edhe populli po e sheh se pikërisht këta kryebanditë të majave të shtetit, nuk e kanë fare hallin e shtetit dhe qytetarëve të saj.

"Por dalin e lehin para popullit dhe vetëm lehin kot,mashtrojnë, rrejnë dhe japin vetëm premtime boshe sa për t´i mashtruar qytetaret, vetëm për ta marrur pushtetin dhe pastaj ta ndajnë pazarin bashkërisht. Këta janë dilenxhi, këta janë kusar, këta janë mashtrues sepse jemi dëshmitar të kohës se i kemi parë që nga pas lufta e deri më sot. Këta kryevagabondë e vagabondë të bandave politike, në pikë të ditës dëshirojnë të mashtrojnë popullin dhe t´i hedhin pluhur syve popullit dhe atë në pikë të ditës, sa për ta marrë pushtetin dhe pastaj i lënë në mëshirën e Zotit", ka potencuar Badallaj.

Për fund, Badallai i ka quajtur gënjeshtar dhe mashtrues, ata të cilët në prag të zgjedhjeve, nuk lënë gur e dru pa lëvizur vetëm e vetëm ta marrin pushtetin dhe pastaj e ndajnë kulaçin bashkërisht.

"Prandaj, është koha e duhur dhe rasti që kësaj kapje hajnash që e shkatërruan ekonomin e vendit t'i bie shuplakë dhe nuk duhet besuar se nuk kanë asgjë pos mashtrimeve dhe rrenave të tyre. Pra, këta kopil nuk kanë hallin e ekonomisë së vendit, por hallinë e vjedhjeve të votave se si ta marrin pushtetin dhe pastaj të bëjnë hata e sallamadi. Këta që shkatërruan deri në skajshmëri ekonomin e vendit janë të pashpirt fare. Me këtë farë hajdutësh ka të ngjarë se vendi është duke shkuar drejt falimentimit, por akoma jam me shprese se Kosova ka burra qe i dalin Zot vendit dhe ja ndalin hovin këtyre kryehajnave dhe shkatërruesve te ekonomisë se vendit...", ka përfunduar Badallaj për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)