Shkaktoi aksident me dëme afë 1.5 milion euro, shqiptarin nga Presheva e pret dënim i rëndë në Çeki

  • 13 shtator 2019 - 08:45
Shkaktoi aksident me dëme afë 1.5 milion euro, shqiptarin nga Presheva e pret dënim i rëndë në Çeki

Një shqiptar nga Lugina e Preshevës rrezikon të dënohet deri në tetë vjet burg pasi akuzohet se shkaktoi një aksident  në Repubikën Çeke.

Shoferi i kamionit të një kompanie nga Presheva i moshës 68 vjeçare është arrestuar në këtë shtet dhe do të qëndrojë në burg në pritje të gjykimit, nën dyshimin për fajësinë e përplasjes së kamionit me një tren në një pikëkalim.

Si rezultat i kësaj përplasjeje, treni me 220 pasagjerë u hodh nga binarët, duke lënë tetë të plagosur dhe shkaktuar dëme materiale në vlerë prej rreth 1.4 milion euro.

Një gjykatë në Pragë vendosi të dielën që shoferi i kamionit, i cili u mbajt në paraburgim që prej të premtes pasi u trajtua në spital, të mbetet në burg.

Policia është duke e akuzuar atë për dëmtim të qëllimshëm të sigurisë dhe dëme që vijnë nga treni që u hodh jashtë një hekurudhe.

(Kosova Sot Online )