Ka mbi 20 viza shengen në pasaportë, kosovarit i refuzohet viza nga ambasada gjermane

  • 13 September 2019 - 08:47
Ka mbi 20 viza shengen në pasaportë, kosovarit i refuzohet viza nga ambasada gjermane

Fotografit kosovar i është refuzuar viza nga ambasada gjermane në Kosovë edhe pse ai kishte mbi 20 viza shengen në pasaportë.

Jetmir Idrizi ka treguar përvojën e tij të aplikimit përmes Facebook-ut, ku ka shkruar se ambasada gjermane i ka refuzuar dje aplikimin për vizë.

“Kam mbi 20 viza shengen në pasaportë, vizë të vlefshme kanadeze deri më 2023, vizë të flefshme amerikane edhe 3 vjet tjera, por sot ambasada gjermane në Prishtinë vendosi të ma refuzojë vizën”, ka shkruar fotografi kosovar.

Kjo është një nga përvojat e shumta ku të rinjtë kosovarë ballafaqohen me refuzime të ambasadave dhe me procedurat burokratike të tyre.

Kosova është i vetmi shtet në Evropë i cili ende ka në fuqi regjimin e vizave dhe kosovarët janë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen të Bashkimit Evropian.
 

 

I have 20+ schengen visas in my passports, valid Canadian visa till 2023, valid USA visa another 3 more years, but today German Embassy Pristina decided to refuse my visa.

Posted by Jetmir Idrizi on Thursday, September 12, 2019



(Kosova Sot Online)