Motrat rrahin një nxënës në Prishtinë, ndërsa vëllai i tyre sulmon zyrtarin policor

  • 13 September 2019 - 09:37
Motrat rrahin një nxënës në Prishtinë, ndërsa vëllai i tyre sulmon zyrtarin policor

Policia njofton se në shkollën “Shkëndija” në Prishtinë më datë 12.09.2019, në orën 11:45, njësia policore ka arrestuar dy të dyshuara femra, për arsye se të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull, nxënës i shkollës.

Sipas raportit policor, gjatë arrestimit të të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)