Një nënë raporton në polici se u sulmua nga i biri

  • 13 September 2019 - 10:43
Një nënë raporton në polici se u sulmua nga i biri

Dje një nënë nga lagjja “Ulpiana” të Prishtinës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga i biri, që ka sëmundje psikike.

Djali është arrestuar, ndërkaq nëna ka marrë lëndime trupore.

“Viktima femër k/shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i biri, i cili vuan nga një sëmundje psikike. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

(Kosova Sot Online)