Kërcënohet për t’u tërhequr nga tenderimi

  • 13 September 2019 - 12:09
Kërcënohet për t’u tërhequr nga tenderimi

Një person ka njoftuar se pas konkurrimit në tender të hapur nga komuna e Vushtrrisë, është kanosur me fjalë nga i dyshuari mashkull me qëllim që ankuesi të hiqet nga konkurrimi.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)