Paralajmërimi: Kjo do t’i ndodhë LDK-së nëse bën koalicion me PDK-në

  • 13 September 2019 - 16:09
Paralajmërimi: Kjo do t’i ndodhë LDK-së nëse bën koalicion me PDK-në

Nëse shihet e kaluara, deklarata të tilla nga subjektet politike tashmë jemi mësuar t'i dëgjojmë, mirëpo në fund kanë përfunduar të "përqafuar" me PDK-në.

Kandidatja për kryeministre e nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka thënë se nuk do të hynë kurrë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Le të harrojnë ata që dalin e flasin që LDK shkon në koalicion me PDK-në, kurrë më nuk të ndodhë ajo punë. Ju e dini që këtë punë e keni të garantuar, sepse qytetarët e Kosovës i kemi dëshmitarë që kurrë s’e kam tradhtuar besimin tuaj. Ata që besojnë në konspiracione, ata që frikësohen nga vetja e tyre ndoshta mund të shkojnë aty, është ‘JO’ e madhe, LDK nuk shkon me ata që janë sinonim i korrupsionit, nuk shkon edhe pikë”, tha Osmani.

Po ashtu edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Rexhep Kadriu, ka deklaruar se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

“Nuk do ta vlerësojmë koalicionin me PDK-në, arsyeja e vetme është se ne kemi qenë në koalicion. E dimë edhe deklarata e tyre të ndryshme, në paradite tjetër në darkë ndryshe do të thotë nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet e tyre politike”, ka thënë Kadriu.

Por, nëse shihet e kaluara, me deklarata të tilla subjektet politike tashmë jemi mësuar, mirëpo në fund kanë përfunduar të "përqafuar" dhe kanë vazhduar në bashkëqeverisje.

Image
Nexhat Haziri

Se a do të ndodh e njëjta gjë edhe në këto zgjedhje dhe subjektet politike që të përfundojnë në "gjirin" e PDK-së, për "Kosova Sot Online" foli analisti polit, Nexhat Haziri.

Haziri tha se është i pirur të mendojë se Vjosa Osmani-Kadriu është e pakompromis në vendimet që i merr, ndërsa AAK-ja, siç thotë ai, nuk është parti që i vë vija të kuqe ndonjë subjekti politik.

"Unë jam i prirë t'i besoj znj. Osmani që është edhe kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, sidomos në qëndrueshmërinë në e vendime e saja, edhe më parë, ku znj.Osmani ka treguar se është e pakompromis në qëndrime dhe vendime që ajo i merr. Po ashtu mendoj se edhe një koalicion me PDK-në, LDK-në do ta dërmonte duke e quar drejtë historisë, pasi vështirë më do të ishte për ta bindur elektoratin e saj që të besoj në këtë parti për çfarëdo vendimesh apo procesesh në të ardhmen", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Tutje, Haziri ka folur edhe për deklaratën e nënkryetarit të AAK-së, të cilën e ka quajtur deklaratë vetëm për fushatë zgjedhore. 

”Pasi kjo parti nuk dallon shumë nga PDK-ja, për nga mënyra e funksionimit apo edhe të bërjes politikë. Përtej kësaj AAK-ja nuk është parti që mund ti vejë dikujt vija të kuqe, duke marrë parasysh fuqinë e saj politike, e cila mund të ketë një momentum të rastit që e bënë të duket si një "tigër prej letre", por ajo mbetet një me një shtrirje dhe fuqi të kufizuar. Ndërsa PDK-ja shihet se ka mbetur e vetme dhe e refuzuar nga dy partitë e mëdha LDK dhe VV-ja, ndërsa eventualisht nëse kjo do del e para, llogarit pikërisht në koalicion me AAK-në dhe NISMA-n", ka përfunduar Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)