Arrestohet edhe një zyrtar policor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

  • 13 September 2019 - 16:36
Arrestohet edhe një zyrtar policor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot  edhe një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimet lidhur me këtë rast,  kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt).

Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)