Kongresmeni amerikan: Qe 20 vjet po e mbrojmë sovranitetin e Kosovës…

  • 13 September 2019 - 18:07
Kongresmeni amerikan: Qe 20 vjet po e mbrojmë sovranitetin e Kosovës…

Senatori republikan, Warren Davidson, është përshirë në një debat në ‘twitter’, rreth punës që bënë ushtria amerikane dhe rreth ruajtjes së kufijve të shtetit.

Ai ka reaguar ndaj një deklarate në të cilën kundërshtohej ndërtimi i mureve në kufijtë e SHBA’së, saktësisht bëhet fjalë për murin kufitar me Meksikën.

“Ndoshta ushtarët tanë do të ishin më të aftë për t’i kryer misionet e tyre, nëse resurset, nuk do të shfrytëzoheshin për të ndërtuar një mur”, ka qenë fjalia që ka nxitur reagimin e kongresmenit Davidson.

Warren Davidson më pas ka thënë që pse duhet kundërshtuar ruajtja e sovranitetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur ky shtet ka 20 vjet që ruan sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Amerika e ruan sovranitetin e Kosovës për 20 vjet. Pse e kundërshtoni Amerikën që po e mbron sovranitetin e Amerikës?”, ka shkruar Davidson në twitter.

Davidson është politikan nga Ohio. Në të kaluarën ka qenë edhe oficer në ushtrinë amerikane.

(Kosova Sot Online)