Johnson do të takohet me Juncker për të diskutuar të ardhmen e Brexit

  • 13 September 2019 - 19:40
Johnson do të takohet me Juncker për të diskutuar të ardhmen e Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson të hënën në Luksemburg do të bisedojë me kryetarin e KE-së, Jean-Claude Juncker.

Ky do të jetë takimi i parë i dy përfaqësuesve zyrtarë prej se Johnson u bë kryeministër nga fundi i korrikut.

Johnson po tenton të arrijë kompromis me BE-në para datës së paraparë për Brexitin, 31 tetor.

Kryeministri britanik, gjithashtu, do të realizojë takim edhe me kolegun nga Luksemburgu, Xavier Bettel.

Ka shenja të vogla për përparim në negociatat për Brexitin siç po afrohet 31 tetori dhe afati për dalje të Britanisë nga BE-ja.

(Kosova Sot Online)