Tahiri: Në Llap po fuqizohet vizioni qeverisës 100%

  • 13 September 2019 - 20:33
Tahiri: Në Llap po fuqizohet vizioni qeverisës 100%

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, vizitoi degën e kësaj partie në Podujevë.

Me këtë rast Tahiri tha se këtu po fuqizohet vizioni qeverisës 100% në Kosovë, që i prinë Kryeministri Haradinaj.

“Në Llap, me mbështetje të qytetarëve po fuqizohet vizioni qeverisës 100% Kosovë, që i prinë Kryeministri Haradinaj. Në mesin e 50 anëtarëve që u bashkuan në rrugëtimin për 100% shtet, ishte nder ardhja e shkrimtarit e publicistit, Fatmir Halimi. Ishte i veçantë motivi se ai i bashkohet frymës së brezit të ri në mbështetje të heroit të tyre, Ramush Haradinajt”.

Postimi i plotë në Facebook:

Në Llap, me mbështetje të qytetarëve po fuqizohet vizioni qeverisës 100% Kosovë, që i prinë Kryeministri Haradinaj.

Në mesin e 50 anëtarëve që u bashkuan në rrugëtimin për 100% shtet, ishte nder ardhja e shkrimtarit e publicistit, Fatmir Halimi. Ishte i veçantë motivi se ai i bashkohet frymës së brezit të ri në mbështetje të heroit të tyre, Ramush Haradinajt. 

Në mesin e tyre ishin të reja e të rinj që sjellin me vete energji, dije e përkushtim në shërbim të guximit për vendimmarrje për konsolidimin e plotë të shtetësisë dhe aspiratave integruese si vend dhe shoqëri.

Në Llap, kemi dëshmuar së bashku se lidershipi i përkushtuar i kryetares, Mrika Thaçi, nuk ndalet në kuota gjinore. Andaj, të rinj, e në veçanti të rejat po mobilizohen për ta dëshmuar se kanë dijen, përvojen dhe guximin e nevojshëm për t’u ballafaqur me sfidat që janë përpara.

Zhurma zgjedhore nuk mund ta mjegullojë dallimin në mes atyre që guxojnë dhe atyre që kalkulojnë për interesa partiake.

E në këtë qasje, pasqyrova vendimet që kemi marrë në konsolidimin e funksionimit institucional dhe shtetëror. Procese me këto që të tjerët herë kalkulonin politikisht e shpesh nuk kishin vullnet e guxim për t’i adresuar.

(Kosova Sot Online)