Kapiteni i Policisë së Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI’së

  • 13 September 2019 - 20:34
Kapiteni i Policisë së Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI’së

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Besim Hasani, është diplomuar në Akademinë e Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), në Kuantiko, Shtetet e Bashkuara.

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në atë akademi, drejtori i FBI, Christopher Wray, ia dorëzoi diplomën Hasanit.

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, tha se u ndje krenare pasi që ishte mysafire në atë ceremoni.

“Mu  bë zemra mal kur para shumë mysafirëve të zgjedhur, u thirr emri i Besimit dhe i Kosovës”, shkroi Çitaku.

Postimi i plotë:

Ndjenjë e pafund krenarie sot teksa isha mysafire në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në Akademinë e FBI në Quantico.
Besim Hasani, kapiten nga policia e Kosovës, ishte një nga të diplomuarit nga ky insitucion elitar.
Mu bë zemra mal kur para shumë mysafirëve të zgjedhur, u thirr emrini Besimit dhe i Kosovës.
Krenari kur pashë Drejtorin e FBI Christopher Wray tek ia dorëzon diplomën kapitetit tonë.

 

Ndjenjë e pafund krenarie sot teksa isha mysafire në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në Akademinë e FBI në...

Posted by Vlora Citaku on Friday, September 13, 2019

(Kosova Sot Online)