Vdes shqiptari duke punuar në ndërtim në Itali

  • 13 September 2019 - 22:38
Vdes shqiptari duke punuar në ndërtim në Itali

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Altamura, ku një shqiptar 28 vjeç i quajtur Kreshnik Gockaj, ndërroi jetë duke punuar në ndërtim.

“Një punëtor 28-vjeçar me origjinë shqiptare, Kreshnik Gockaj, vdiq pas një aksidenti ndërsa po punonte në një kompani betoni në Altamura, në provincën e Barit. Tragjedia ka ndodhur këtë mëngjes”, njoftojnë mediat italiane. 

Mësohet se shqiptari ishte rrëzuar dhe është shtypur nga një makinë që thyen gurët.

Megjithë ndërhyrjen e policisë ka qenë e pamundur shpëtimi i jetës së punëtorit.

(Kosova Sot Online)