Paralajmërimi i rëndë: Ja çfarë ndodhë vitin e ardhshëm nëse nuk liberalizohen vizat

  • 14 September 2019 - 07:31
Paralajmërimi i rëndë: Ja çfarë ndodhë vitin e ardhshëm nëse nuk liberalizohen vizat

Politika nuk e ka harruar liberalizimin e vizave, por kanë frikë të flasin e të japin premtime si në të kaluarën...

Liberalizimi i vizave për kosovarët dhe premtimi i partive politike lidhur me këtë temë, tashmë është bërë rutinë që shumë vite nga politikanët vendor, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

Por, deri më tani asnjëra nga qeveritë e deritashme nuk ka arritur që Kosovës t’ia sjellë liberalizmin e vizave dhe kosovarët vazhdojnë të jenë vendi më i izoluar në Evropë, sa i përket lëvizës së lirë.

Por, tash kur Kosova është në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, asnjëri nga kandidatët për kryeministër dhe asnjëra nga partitë politike, nuk kanë marrë guximin që të premtojnë liberalizimin e vizave për kosovarët.

E sipas analistëve, kjo është edhe një sinjal se liberalizimi për qytetarët e Kosovës nuk do të ndodh as në vitin 2020.

Sipas analistit, Dardan Grapci, politika nuk e ka harruar liberalizimin e vizave, por kanë frikë të flasin e të japin premtime si në të kaluarën.

Image
Dardan Grapci

"Nuk mendoj që partitë politike e kanë harruar liberalizimin e vizave, por kanë frikë të flasin, se e din që shumë herë kanë dështuar, mirëpo mos të harrojmë që Gjermania e ka një dhuratë në ditën e Krishtlindjes", tha ai për "Kosova Sot Online".

Tutje, ai tha se nëse ndodh liberalizimi me këtë datë duhet të falënderohet Angela Merkel, Maja Kocijancic dhe Tanja Fajon.

“Për shkak se gjithmonë kanë qenë pro liberalizimit të vizave dhe me shumë këto kanë bërë presion KE-së (Komisioni Evropian ) se sa Qeveria e Kosovës. Nëse ndodhë e kundërta ku edhe sivjet që qytetarët e Kosovës të mbesin të izoluar, viti i ardhshëm do jetë viti i ikjeve masive të qytetarëve, si dhe dështimi total i Qeverisë së Kosovës", ka përfunduar Dardan Grapci për "Kosova Sot Online”.

Ndryshe, shumë politikan kanë premtuar liberalizim vizash që nga 2010, 2013, dhe tash në 2019 .

“Pa Viza -2016, Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Çollaku në profilin e tij në Facebook me 4 maj të 2016.

Edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka premtuar e uruar shpesh qytetarët për vizat

“Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën”, kishte shkruar kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)