A do të ketë përsëri rrahje në mes politikanëve? Ky është paralajmërimi...

  • 14 September 2019 - 07:36
A do të ketë përsëri rrahje në mes politikanëve? Ky është paralajmërimi...

Intensifikimi i denigrimeve dhe mënyra se si po e sulmojnë partitë politike njëra-tjetrën, me akuza e kundër akuza të lloj-llojshme...

Ende pa filluar fushata zyrtare, partitë politike kanë filluar me akuza e kundër akuza ndaj njëra-tjetrës, duke çuar në tensionim të situatës politike, e ne debatet televizive nuk kane munduar as rrahjes mes përfaqësueseve të partive politike.

E lidhur me këtë temë për "Kosova Sot Online", foli analisti Gani Qarri, sipas të cilit, cili edhe pse zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë ende nuk ka filluar, partitë kanë filluar të sulmojnë kundërshtarin e tyre politik.

"Përfaqësues të subjekteve të ndryshme vendore të pa sigurt për të ardhmen e tyre politike dhe me qëllim që të dëmtohet kundërshtari para shkuarjes në votime, po e bëjnë fushatën në mënyrën e vet dhe ashtu siç dinë vetëm ata duke përdorur, aty ku nuk ndihmojnë fjalët edhe grushtet për përfundimin e debateve parazgjedhore", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Image
Gani Qarri

Tutje, Qarri tha se intensifikimi i denigrimeve dhe mënyra se si po e sulmojnë partitë politike njëra-tjetrën, me akuza e kundër akuza të lloj-llojshme,me qëllim të diskualifikimit dhe linçimit të personave të shënjestruar dhe ndikimit në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, sipas tij, bënë që tensionet në vend të rriten e zgjerohen deri në atë masë, saqë edhe nëse nuk rrezikojnë tërësisht vet mbajtjen e zgjedhjeve, mund të qojnë në mospranimin e rezultateve të votimit, nga subjektet dhe partitë humbëse të 6 tetorit.

"Për aq më tepër, shqetëson fakti se kështu siç kanë nisë të rrahën përfaqësuesit e partive politike mes vete, ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, jo vetëm që mund të ketë përsëri rrahje ndërmjet zyrtarëve të tyre, por edhe vet fushata e egër denigruese e subjekteve aktuale, dëshmon se ky është niveli me i ultë i politikbrjes qe ka ekzistuar ndonjëherë në vendin tonë, pasojat e të cilës, si gjithmonë po i vuan vetëm populli, por jo edhe politikbërësit e involvuar në korrupsion dhe krimet më të rënda të pasluftës në Kosovë", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)