Policia i bën kontrollin rutinë, tmerrohet nga ajo që gjen te rumuni

  • 14 September 2019 - 08:24
Policia i bën kontrollin rutinë, tmerrohet nga ajo që gjen te rumuni

Një 49-vjeçar rumun u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Athinës ” Eleftherios Venizelos” pas një kontrolli policor, me akuzën për posedim të paligjshëm të dokumenteve të udhëtimit të palëve të treta dhe pranimin e produkteve të krimit.

Të arrestuarit iu gjetën plot 401 dokumente udhëtimi (pasaporta, letërnjoftime) nga vende të ndryshme, të cilat u sekuestruan.

Një hetim nga Njësia e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Njerëzve zbuloi se shumica e këtyre dokumenteve ishin vjedhur, përvetësuar ose u kishin humbur personave të cilët i dispononin.

Hetimi policor po vazhdon për përcaktimin e  masës së veprimtarisë së saj të paligjshme, si dhe për identifikimin  e bashkëpunëtorëve të mundshëm të tij në këtë veprimtari kriminale.

Për këtë, autoritetet greke kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e homologëve.

49-vjeçari, së bashku me dosjen e përpiluar në ngarkim të tij,  u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme të Athinës.

(Kosova Sot Online)