Këto dy motra janë policet më të reja të Kosovës

  • 14 September 2019 - 08:43
Këto dy motra janë policet më të reja të Kosovës

Dje kanë diplomuar 416 të rinj për zyrtarë policorë. Kjo ishte gjenerata e 54-të e Policisë së Kosovës.

Por, ajo që ka rënë në sy nga ceremonia e diplomimit ishin dy motrat Konjufca.

Ato rrugëtimin e tyre e kanë vazhduar së bashku edhe në polici, duke qëndruar të pandara.

Fotografia e dy motrave kosovare po bën jehonë në rrjetet sociale.

 

Image



(Kosova Sot Online)