Ja si i propozon martesë të dashurës polici kosovarë...

  • 14 September 2019 - 13:07
Ja si i propozon martesë të dashurës polici kosovarë...

Një prej kadetëve që diplomoi dje në Akademinë Policore, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë i ka propozuar martesë të dashurës.

Bëhet fjalë për kadetin, Ardit Musa. Në videot që ka siguruar medie, shihet ai teksa i propozon të dashurës me uniform të Policisë.

 


Ndryshe, dje kanë diplomuar 416 kadetë të rinj në polici. Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të të policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i policisë, Rashit Qala tha se Policia është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organizative, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale.

(Kosova Sot Online)