Keqtrajtohet i burgosuri i sëmurë

  • 14 September 2019 - 18:21
Keqtrajtohet i burgosuri i sëmurë

Një i burgosur në Burgun e Dubravës nga gardiani ishte nxjerr me frocë nga dhoma edhe pse ishte i sëmurë për të dalë në zonën e punës. 

Policia, njofton se në Burgun e Dubravës me 12 shtator rreth orës 08:30, viktima i burgosur në burgun e Dubravës, ka raportuar se edhe pse ishte i sëmurë, është detyruar me forcë nga gardiani që të del në zonën e punës. Lidhur me rastin është informuar prokurori për keqtrajtim gjatë ushtrimit të deyrës.

(Kosova Sot Online)