Limaj nga Kaçaniku fton Veselin, Haradinajn, Osmanin dhe Kurtin në debat televiziv

  • 14 September 2019 - 19:37
Limaj nga Kaçaniku fton Veselin, Haradinajn, Osmanin dhe Kurtin në debat televiziv

Nga salla historike në Kaçanik 29 vite më parë është miratuar Kushtetuta e Kosovës. Ftova kandidatët për kryeministër të vendit të dalim në një debat të përbashkët televiziv dhe ta shpalosim vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme.

Qytetarët e Kosovës meritojnë ta dinë se cili është vizioni ynë për dialogun, për zhvillimin ekonomik dhe për të gjitha shqetësimet e qytetarëve.

Kandidatët për kryeministër e kanë për borxh t’u tregojnë qytetarëve pse ata duhet të votohen.

Unë jam i gatshëm, qoftë individualisht, qoftë në debat të përbashkët, të përballem me secilin.

Në takim me strukturat e Nismës në këtë qytet i ftova ata të mobilizohen dhe këto ditët e mbetura deri në zgjedhje, të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që Nismën dhe koalicionin tonë ta nxjerrim fitues të zgjedhjeve.

Për Kaçanikun do të ishte nder që në Kuvendin e Kosovës t’i mbrojnë interesat e tyre kandidatët tanë nga kjo komunë Agim Caka dhe Hizri Vishi.

Ftoj qytetarët e Kaçanikut t’i mbështesin kandidatët tanë nga kjo komunë dhe kandidatët tjerë nga lista e Nismës.

Bashkë për Shtetin

(Kosova Sot Online)