Motër e vëlla shkojnë në një magazinë ushqimore për të vjedhur, policia i gjen brenda ndërtesës pas lajmërimit nga…

  • 15 September 2019 - 12:13
Motër e vëlla shkojnë në një magazinë ushqimore për të vjedhur, policia i gjen brenda ndërtesës pas lajmërimit nga…

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur një magazinë ushqimore.

Të arrestuarit janë Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe (vëlla e motër) banues në Elbasan.

Policia është njoftuar nga qytetarët për rastin, ndërsa forcat e rendit që kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes i kanë kapur ata brenda ndërtesës.

Njoftimi:

Parandalohet një tjetër rast i tentativës për vjedhje , falë bashkëpunimit dhe besimit të komunitetit , në pranga vëlla e motër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit: Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe (vëlla e motër) banues në Elbasan.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit  duke thyer xhamat e  dritares së dhomës së shoqërimit.

Materiale  hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur  në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H.

(Kosova Sot Online)