Kthehet në tragjedi aksidenti në Rrugën e Kombit, humb jetën 13 vjeçarja, plagoset babai. Policia jep detaje

  • 15 September 2019 - 12:18
Kthehet në tragjedi aksidenti në Rrugën e Kombit, humb jetën 13 vjeçarja, plagoset babai. Policia jep detaje

Drejtuesi i një “Toyta Yaris” ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Burimet bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë e mitur.

Si pasojë e përplasjes, vajza ka humbur të dyja këmbët, e cila ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

Ambulanca ka vonuar me shumë se 40 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk duhen detaje të tjera rreth ngjarjes.

Mirditë/ Informacion paraprak

në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)