Ramiz Lladrovci provokon Milaim Zekën: Ia merr një kandidat për deputet

  • 15 September 2019 - 14:53
Ramiz Lladrovci provokon Milaim Zekën: Ia merr një kandidat për deputet

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar për një aderim të ri në PDK. Ai ka treguar se Egzon Dervishi i cili ishte kandidat për deputet nga partia e Milaim Zekës, është kthyer në PDK.

“Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjidhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci përkrah fotos së publikuar.

Ndërkaq fotografi me të njëjtin person ka publikuar edhe kryetari i PEK’ut, Milaim Zeka.

“Në Drenicë , në konakun e familjes Dervishi, bashkë me Prof. Dr. Xhafer Ismajlin, Hysen Gecin dhe avokatin Isak Hoxha. Të gjithë kandidat për deputetë. Faleminderit Egzon Dervishaj”, ka shkruar Zeka në përshkrimin e fotografive të cilat i ka publikuar pak para Lladrovcit.

(Kosova Sot Online)