Vdes personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit

  • 15 September 2019 - 16:41
Vdes personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit

Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Një person kishte vdekur në vend, e një tjetër në spital, ndërsa nga QKUK’ja konfirmojnë se ka vdekur edhe personi i tretë.

Javën e kaluar në Lagjen e Spitalit nga një përleshje e armatosur mbeti një i vrarë dhe tre  të plagousur.

Për këtë rast janë arrestuar dy persona si të dyshuar. Është raportuar që shkaku i konfliktit ka qenë një cështje pronësore.

(Kosova Sot Online)