E rëndë/ Babi vret veten duke hedhur shtëpinë në erë, në ditën e dasmës së vajzës së tij

  • 15 September 2019 - 17:51
E rëndë/ Babi vret veten duke hedhur shtëpinë në erë, në ditën e dasmës së vajzës së tij

Një burrë ne Pensilvani vrau veten duke hedhur në erë shtëpinë, ditën e dasmës së vajzës së tij.

Trupi i tij u gjet nën rrënoja, ndërsa sipas së bijës, kishte kohë që ai kishte disa probleme. 

Në momentin e shpërthimit të shtëpisë, jashtë ndodheshin shumë anëtarë e të afërm të familjes së viktimës, të cilët  thonë se e panë atë tek shkallët e banesës, pak sekonda para shpërthimit.

Vajza e tij është ende në gjendje shoku, pas ngjarjes së rëndë.

(Kosova Sot Online)