Pesëshja e parë e LDK’së me katër doktorë të shkencave

  • 15 September 2019 - 19:27
Pesëshja e parë e LDK’së me katër doktorë të shkencave

Lista e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e tetorit të këtij viti duket të jetë më e pasura për sa i përket përgatitjes profesionale të kandidatëve.

Këtë më së miri e dëshmon fakti që vetëm në pesëshen e parë te saj, kjo listë ka hiç më pak se katër doktor të shkencave.

Kandidatja për kryeministre njëherësh dhe bartësja e kësaj liste Vjosa Osmani studimet e doktoraturës në fushën e drejtësisë i ka mbaruar në Universitetin e Pittsburgh-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Numri i dy i kësaj liste Kujtim Shala, profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, titullin doktor shkence në letërsi e mban që nga viti 2002. 

 Lista vazhdon me dy profesorët e mirënjohur të ekonomisë, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku, të dy doktor shkence nga Universiteti i Staffordshire në Britaninë e Madhe.

Kujtojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka pasuruar skenën politike me akademikë dhe profesionistë të spikatur të fushave të ndryshme.

Këtë traditë që prej themelimit të saj po e vazhdon tani brezi i ri i cili e ka bërë LDK-në parti me një të ardhme mjaft premtuese. 

(Kosova Sot Online)