LDK dënon vjedhjen e bustit të Smajl Hajdarajt në Pejë

  • 15 September 2019 - 19:49
LDK dënon vjedhjen e bustit të Smajl Hajdarajt në Pejë

LDK ka marrë me shqetësim të thellë lajmin për vjedhjen e bustit të ish veprimtarit dhe ish deputetit të kësaj partie, Smajl Hajdarajt.

“LDK-ja dënon rëndë këtë akt të shëmtuar dhe i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kësaj partie. 

Dje në oborrin e shkollës që mban emrin e Smajl Hajdarajt është njoftuar se është vjedhur busti para objektit shkollor.

(Kosova Sot Online)