Pesë serbë përleshen mes vete në Graçanicë

  • 16 September 2019 - 11:19
Pesë serbë përleshen mes vete në Graçanicë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se me datë 14 shtator rreth orës 22:00 pesë serbë janë rrahur mes vete.

Njëri nga ta është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Katër serbët e dyshuar të përfshirë në përleshje me urdhër të prokurorit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti ësht nën hetime. 

(Kosova Sot Online)