E fejuara amerikane gëlltit unazën e fejesës përderisa ishte jerm

  • 16 September 2019 - 11:38
E fejuara amerikane gëlltit unazën e fejesës përderisa ishte jerm

Një grua amerikane i është nënshtruar një operacioni pasi kur ishte jerm në gjumë e kishte hequr unazën nga gishti dhe e kishte gëlltitur.

Jenna Evans, 29 vjeçe, tha se ishte duke parë ëndërr sikur ajo dhe i fejuari i saj, Bobby, ndodheshin në një tren të shpejtë dhe ajo u detyrua të gëlltiste unazën për ta mbrojtur atë nga djemtë e këqij.

Ajo më pas u zgjua nga gjumi dhe e kuptoi se kjo ngjarje ishte ëndërr, por më vonë pa se i mungonte unaza me diamante. Gruaja tha se e dinte çfarë ka bërë dhe shkoi në spital me të fejuarin.

Pas rrezatimit me rreze X, në barkun e gruas u gjet unaza prej 2.4 karatësh dhe mjekët i thanë se duhet t’ia heqin atë me operacion.

Evans tha se mjekët kërkuan nga ajo që ta nënshkruajë deklaratën që ua heq mjekëve përgjegjësinë, nëse ajo vdes gjatë operacionit.

“Kam qarë shumë, sepse kisha frikë se mund të vdes. Kam pritur shumë për atë unazë të mallkuar fejese dhe do të martohem me Bobby Howell”, tha ajo.

Për fat të mirë, operacioni u zhvillua me sukses, por gruaja tha se nuk e di nëse do të mund ta shikojë unazën në të njëjtën mënyrë sikur para kësaj ngjarjeje, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)