Gjakovarit ia vjedhin çantën me stoli ari

  • 16 September 2019 - 12:02
Gjakovarit ia vjedhin çantën me stoli ari

Një person në Gjakovë ka raportuar në Polici se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kanë vjedhur një çantë krahu për femra në të cilën dyshohet se kishte pasur stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes, ka njoftuar PK-ja.

(Kosova Sot Online)