Kapet në Prizren hajni duke vjedhur në një shtëpi

  • 16 September 2019 - 12:06
Kapet në Prizren hajni duke vjedhur në një shtëpi

Një person është arrestuar në Prizren, pasiqë është kapur në flagrancë duke tentuar të kryejë vjedhje.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Policia e Kosovës në raportin ditor njofton se rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.

(Kosova Sot Online)