Një muaj paraburgim kundër dy personave për rrahje në Rahovec

  • 16 September 2019 - 12:19
Një muaj paraburgim kundër dy personave për rrahje në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve, Q.I., dhe L.R., nga Gjakova, me dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas prokurorisë, më 14 tetor, në vreshtat e “ Stone Casle”, në Komunën e Rahovecit, të pandehurit Q.I., dhe L.R., me dashje e në bashkëkryerje i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, tani të dëmtuarit M.P.

“Rasti ka ndodhur pas një mos marrëveshjeje verbale që kishin ku më pas dy të pandehurit e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur disa herë me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime në mushkëri dhe në kokë, ku pasi së pari ka filluar të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë, të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe me rekomandimin e mjekëve dërgohet në QKUK në Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurve ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga gjykata kompetente.

(Kosova Sot Online)